PD thërret mbledhje urgjente nesër me deputetët pas refuzimit të komisioneve hetimore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas refuzimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe ngjarjet e 11 majit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka thirrur një mbledhje të posaçme ditën e premte, më 31 tetor, në orën 12:00. Në fokus të takimit do të jetë diskutimi mbi situatën e krijuar në Kuvend dhe reagimi institucional i opozitës pas, siç e cilësojnë demokratët, “mohimit të të drejtave kushtetuese”.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se drejtuesit e grupit kanë kërkuar pjesëmarrje të plotë të deputetëve, duke e konsideruar mbledhjen me rëndësi të veçantë për vijimin e veprimtarisë parlamentare të opozitës.

Më poshtë, mesazhi i plotë që u është shpërndarë deputetëve të PD-së:

Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.

gijotina.com/

The post PD thërret mbledhje urgjente nesër me deputetët pas refuzimit të komisioneve hetimore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: