Dibër/ Plagosen 5 pasagjerë të një furgoni, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Çerenec të Dibrës, ku një 58-vjeçar i cili po drejtonte në gjendje të dehur një furgon, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksident, u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i furgonit është arrestuar nga policia, ndërsa pas hetimeve rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

The post Dibër/ Plagosen 5 pasagjerë të një furgoni, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: