Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, numërohen 90% e votave, VMRO-DPMNE fiton shumicën e komunave

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë numëruar rreth 90% të votave nga raudni i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO–DPMNE ka dalë fituese në shumicën e komunave.

Në anën tjetër, LSDM, ka arritur të fitojë vetëm në 4 komuna, koalicioni VLEN, që përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka arritur gjithashtu të sigurojë 4 komuna, duke ruajtur ndikimin e vet politik në zonat me shumicë shqiptare.

Ndërkaq, AKI, Unioni i Romëve dhe ZNAM kanë fituar secili nga një komunë, ndërsa Mendi Qyra, ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme në komunën ku garoi.

VMRO – DPMNE: 20 komuna

LSDM: 4 komuna

VLEN: 4 komuna

AKI: 1 komunë

Unioni i Romëve: 1 komunë

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, numërohen 90% e votave, VMRO-DPMNE fiton shumicën e komunave appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: