Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, teksa është pyetur nëse ka një fletëthirrje ndaj tij për çështjen e 21 janarit.
Berisha u shpreh se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti është në interesin e tij dhe të PD-së sepse demonstrata e 21 janarit 2011, sipas tij ishte “me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”.
Kreu i PD theksoi se nuk mund të gjendet asnjë urdhër i dhënë për Gardën e Republikës për të qëlluar, sepse, sipas tij “nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush”.
Berisha është shprehur se hetimet për këtë dosje janë penguar sipas tij nga Edi Rama.
Ai tha se zbardhja e çështjes është në interesin e tij maksimal, ndërsa shtoi se nëse do i shkojë një fletëthirrje nga SPAK do të paraqitet.
“Nga 2013 deri në 2025 njeri që ka penguar atë dosje ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. Hetimi dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD, ishte e qartë, ishte demonstrata më e dhunshme me agjendë politike për përmbysjen e pushtetit. Nuk ka pasur urdhër nga askush, nuk do mund të gjejnë kurrë që ka pasur një urdhër, sepse s’ka pasur. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin, ligji është miratuar nga mazhoranca e asaj kohe. Në çdo fletëthirrje që të më bëhet, jam thirrur në SPAK sa herë më kanë thirrur, do e bëj”, tha Berisha.
The post Berisha: Hetimi i plotë për 21 Janarin është në interesin tim, vetëm Rama trembet nga e vërteta appeared first on GIJOTINA.
