Kokaina, ‘mbretëresha’ e tregut të zi në Shqipëri, që i ikën policisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nisur nga operacione të ndryshme që Polica e Shtetit ka ndërmarrë kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike rezulton se kokaina është droga më e përdorur në vend.

Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për sasitë e sekuestruara.

Referuar statistikave nga Janari deri në shtator është sekuestruar rreth 17 kg kokainë, numër ky shumë i ulët se një vit më parë ku gjatë 2024 u sekuestruan mbi 60 kg kokainë.

Kokaina është një drogë e importuar në vendin tonë, çka do të thotë se ajo duhet të kalojë patjetër në kufi për të hyrë në Shqipëri, por në ndryshim nga vitet e mëparshme këtë vit kapjet në kufij janë inekzistente.

Sasitë e sekuestruara janë kryesisht në Tiranë mes rrjeteve të shpërndarësve të cilët furnizoni grupe të caktuara me pako një ose dy kilogramësh, por mungojnë operacionet për goditjen e magazinave apo laboratorëve të kokainës.

Episodet e fundit të sekuestrimit të kokainës në tiranë kanë qenë në muajt gusht dhe shtator në Tiranë. Në rastin e parë u sekuestrua mbi një kg kokainë që po shkëmbehej mes dy shpërndarësve në një lokal në  zonen e Mysylm Shyrit  ku u vunë në pranga 4 persona të moshave nga 18 deri në 30 vjeç ndërsa në rastin e dytë u sekuestrua gjysmë kilogrami dhe në pranga ra një 22-vjeçar që e shpërndante kokainën në zonën e Ali Demit si edhe në Yzberisht e Kashar./TopChannel

The post Kokaina, ‘mbretëresha’ e tregut të zi në Shqipëri, që i ikën policisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: