Nuhiu debuton me humbje, Bylis fiton ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tirana pëson disfatë 0-2 ndaj Bylis, në ndeshjen e luajtur në Selman Stërmasi. Ballshiotët kaluan në epërsi pas nëntë minutash lojë, me anë të Përgjonit.

Bardheblutë u përpoqën që të reagojnë, por e patën të pamundur të barazojnë shifrat. Në minutën e 71-të, një autogol i Verës “tronditi” vendasit.

Nuhiu debuton me humbje kështu në stolin e Tiranës, teksa duket se ka një mal përpara. Kryeqytetasit renditen në vendin e parafundit me 6 pikë.

Bylis i Josës në krahun tjetër, është në vendin e gjashtë me 12 pikë.
gijotina.com/

The post Nuhiu debuton me humbje, Bylis fiton ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: