Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente në Kuvend me zëvendës kryeministren Belinda Ballluku, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në shkresën që mban firmën e 7 deputetëve demokratë, thuhet se zv kryeministrja, njkëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të japë shpjegime lidhur me procedurën e prokurimit publik.
“Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.
Balluku u thirr mesditën e së premtes në SPAK, ku iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tendera.
The post PD kërkon interpelancë me Ballukun në Kuvend appeared first on Lapsi.al.
