Përfshihet nga flakët një vend grumbullimi i gomave të makinave në Fushë-Milot

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihkmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. /LAPSI.al

The post Përfshihet nga flakët një vend grumbullimi i gomave të makinave në Fushë-Milot appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: