Shiste hashash, arrestohet 29-vjeçari që lëvizte me fuoristradë nëpër Lezhë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Kallmet – Ungrej”, automjetit tip “Nissan”, me drejtues shtetasin Anton Toli.

Nga kontrolli, u gjet në automjet, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila posedohej me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

The post Shiste hashash, arrestohet 29-vjeçari që lëvizte me fuoristradë nëpër Lezhë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: