Sot mbledhja e parë e qeverisë që kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK, çfarë pritet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pritet të mbahet në orën 17:00 mbledhja e parë e qeverisë që nga momenti kur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera”, vepër penale ko e lidhur me tunelin e Llogarasë.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbetet për t’u parë nëse mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Rama apo nga Zëvendësja e tij Balluku, gjë që ka ndodhur edhe më parë.

Pritet që në mbledhjen e sotme të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2026. Më pas, të mërkurën paradite ministri i Financave e prezanton në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas kalon për diskutim në omisionet parlamentare.

The post Sot mbledhja e parë e qeverisë që kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK, çfarë pritet appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: