Tigrat verdheblu triumfojnë në Vlorë, Elbasani mund Flamurtarin dhe ngjitet në krye të renditjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elbasani ka bërë detyrën në transfertën e Vlorës, me “Tigrat” verdheblu që arritën të triumfonin kundër Flamurtarit.

Sfida ishte mjaft e luftuar, ndërsa tension kishte edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive.  Lajthia ishte ai që gjeti rrjetën pas goditjes me kokë.

Flamurtari ndërkohë pati disa pretendime për penallti, ndërsa një e tillë iu akordua nga gjyqtar Albert Doda në minutën e 81-të. VAR ndërhyri dhe pas rishikimit të rastit, Doda vendosi të ndryshonte vendimin e fushës.

Pas dhjetë javësh, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 5 pikë. Në anën tjetër Elbasani ka marrë kreun e renditjes me 20 pikë. Për t’u luajtur është ndeshja nesër mes Egnatias dhe Vllaznisë.

REZULTATI:

FLAMURTARI 0-1 AF ELBASANI

Lajthia 62’

62′ GOOOL! Flamurtari 0-1 Elbasani/ Lajthia tund rrjetën pas goditjes me kokë. (VIDEO)

gijotina.com/

The post Tigrat verdheblu triumfojnë në Vlorë, Elbasani mund Flamurtarin dhe ngjitet në krye të renditjes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: