Tiranë, aksion për parkimet e parregullta: autobuset urbanë të lirë për lëvizje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këtë të hënë Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit  janë zgjuar më në fund nga gjumi letargjik dhe kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë.

Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec.

Kujtojmë se kryeqyteti është i mbingarkuar nga trafiku dhe parkimi vend e pa vend vetëm e komplikon situatën.

The post Tiranë, aksion për parkimet e parregullta: autobuset urbanë të lirë për lëvizje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: