Zbulohen emrat/ Kush ishin gjykatësit Kushtetues që votuan pro dhe kundër Veliajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për të rrëzuar kërkesën e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt që të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas një seance maratonë që zgjati disa orë dhe përfundoi rreth orës 17:30, trupa gjyqësore shpalli vendimin me pesë vota pro dhe tre kundër, duke e cilësuar të pavlefshëm shkarkimin e Veliajt dhe të papërshtatshëm dekretin për zgjedhje të reja në Tiranë.

Pro votuan: 

Sander Beci

Ilir Toska

Fiona Papajorgji

Marsida Xhaferllari

Mariana Semini

Kundër u shprehën: 

Olta Zaçaj

Sonila Bejtja

Gent Ibrahimi

The post Zbulohen emrat/ Kush ishin gjykatësit Kushtetues që votuan pro dhe kundër Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: