Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Konkretisht:

  1. A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
  2. D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
  3. J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
  4. M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

The post Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: