Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të.

Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna.

Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Minatorët, të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.

The post Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: