Ylli i “Wicked” zgjidhet “Burri më seksi”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

People Magazine ka zgjedhur ‘Burrin më seksi’. Thuajse çdo vit, revista ia akordon një aktori këtë titull. Këtë vit, vendi i takon Jonathan Bailey. Ylli i “Wicked” dhe “Bridgerton” është me gjasa, i pari homoseksual i deklaruar publikisht që e merre këtë çmim.

“Është nderi i një jete”, tha Bailey gjatë një interviste me Jimmy Fallon.

Për vlerësimin me këtë çmim, People ka thënë se “kandidatët nuk gjykohen vetëm mbi pamjen”, duke shtuar se Michael B. Jordan është përfshirë për shkak të aktivizmit të tij politik.

Revista ka deklaruar se personi i zgjedhur nuk paguhet dhe as nuk paguan në këmbim të titullit.

Veç zgjedhjes së People, janë edhe njerëzit që mund të japin sugjerimet e tyre dhe më pas njoftohet çmimi i publikut. Në këto përzgjedhje ka edhe tituj më specifikë si “babi më seksi në botën e sportit” që është Christian McCaffrey. “Babi më seksi i maceve” u fitua nga Dave Franco./ K.M

Shpërndaje: