Interpelanca me Ballukun/ Peleshi e anulon me një justifikim për të qeshur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me zv.kryeministren, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.

Kryeparlamentari u shpreh se çështja ndaj Belinda Ballukut, e cila mungon në Kuvend, është nën hetim nga SPAK. Ndaj, sipas Niko Peleshi, e konsideroi si ndërhyrje të Parlametit në çështje përmes zhvillimit të interpelancës, duke shtuar se ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës.

“Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës.

Në përputhje me atributet , vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për t’u realizuar”, tha Niko Peleshi.

The post Interpelanca me Ballukun/ Peleshi e anulon me një justifikim për të qeshur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: