Votohen anëtarët e Komisionit Rregullator për Zgjedhjet (EMRAT)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

119 deputetë që janë të pranishëm në seancën e kësaj të enjte në Kuvend kanë votuar për anëtarët e Komisionir Rregullator për Zgjedhjet. Pas votimit janë rikonfirmuar në Komisionin Rregullator, Ilirjana Nano, Dritan Çaka dhe Helga Vukaj.

Nano u votua për kryetare të Komisionit Rregullator me vota 116 pro. Çaka u votua me 116 vota pro. Vukaj u votua me vota 112 pro. Anëtarë të rinj që zgjidhen janë Bledar Skënderi dhe Arben Ristani. Të dy figurat rikthehen në KQZ, pasi më herët kanë qenë pjesë e tij.

Votimi:

Ilirjana Nano votohet kryetare e Komisionit Rregullator me vota 116 pro 2 abstenim 2 kundër.

Arben Ristani votohet anëtar i Komisionit Rregullator 111 vota pro 7 kundër 2 abstenim.

Dritan Çaka votohet anëtar i Komisionit Rregullator me 116 vota pro, 2 kundër, 2 abstenim.

Bledar Skënderi votohet anëtar i Komisionit Rregullator me vota 113 pro, 5 kundër, 1 abstenim.

Helga Vukaj zgjidhet anëtare komisionit rregullator me vota 112 pro, 6 kunder, 3 abstenim.

The post Votohen anëtarët e Komisionit Rregullator për Zgjedhjet (EMRAT) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: