Dështoi takimi i Ministrisë me minatorët: Grevistët vazhdojnë rezistencën paqësore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Takimi i organizuar sot nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit me minatorët grevistë në Spaç për të diskutuar kushtet e punës dhe formatin e grevës dështoi.

Përfaqësuesit e ministrisë, përfshirë edhe të dërguarit nga ISHPSHSH, u përballën me një atmosferë të tensionuar dhe nuk arritën të bindin kompaninë që takimi të mbahej në përputhje me legjislacionin kombëtar të punës dhe të grevës.

Minatorët pritën mbi 6 orë në shi dhe erë para hyrjes së kompanisë, por u shpërndanë të zhgënjyer, por të vendosur për të vazhduar veprimet e tyre kolektive. Ata do të mbështeten nga Komisioni i Grevës, Këshilli Sindikal i Minatorëve dhe ekspertiza e KSSH-së për të garantuar të drejtat e tyre.

Ministria, pas vizitës së Spaçit, u largua pa arritur të ndërgjegjësohej për situatën reale të minatorëve dhe sfidat e punës në sektorin e minierave. Grevistët paralajmërojnë se rezistenca e tyre paqësore do të vazhdojë.

The post Dështoi takimi i Ministrisë me minatorët: Grevistët vazhdojnë rezistencën paqësore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: