E rëndë në Lezhë: 2 viktima pas aksidenti në rrugën Lezhë–Milot, shoferi ishte i dehur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit automjeti, R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri i tij, A. H., 52 vjeç.

Paraprakisht, hetuesit dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit tjetër, me drejtues A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke marrë në konsideratë edhe kushtet atmosferike me reshje të dendura shiu.

The post E rëndë në Lezhë: 2 viktima pas aksidenti në rrugën Lezhë–Milot, shoferi ishte i dehur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: