Shkodër, bllokohet kamioni me 25 ton misër nga Serbia

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

AKU ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia Mësohet se bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi. Shkak i ndalimit të kamionit me misër është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Kjo normë për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera. Siç raportohet, destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Skaq, aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit. Gjithashtu bëhet me dije se AKU ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.

The post Shkodër, bllokohet kamioni me 25 ton misër nga Serbia appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: