Kombëtarja U-21/ Erald Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi, ftohet Besar Gudjufi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.

Sipas njoftimit të FSHF-së, sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavin.

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

The post Kombëtarja U-21/ Erald Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi, ftohet Besar Gudjufi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: