Droni rus goditi trenin në kufirin ukrainas-polak, shpëtojnë mrekullisht Boris Johnson dhe zyrtarët e BE. Sapo kishin kaluar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sulmin me dron rus të regjistruar ndaj një treni pasagjerësh në Ukrainën perëndimore, pranë kufirit me Poloninë. Mësohet se sulmi ndodhi pak minuta pasi në të njëjtën linjë hekurudhore kishte kaluar një tren që transportonte ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë evropianë.

Nga kjo ngjarje nuk pati viktima, pasi pasagjerët ishin evakuuar në kohë menjëherë pasi ishte zbuluar kërcënimi. Droni goditi lokomotivën e trenit, duke shkaktuar dëme materiale.

Boris Johnson po largohej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Në të njëjtën rrugë hekurudhore po udhëtonin edhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga Evropa, mes tyre këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Poëell, si dhe një këshilltar i kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Johnson reagoi ashpër pas sulmit, duke vënë në pikëpyetje arsyen e goditjes së trenit pranë kufirit me Poloninë.

“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, tha ai.

The post Droni rus goditi trenin në kufirin ukrainas-polak, shpëtojnë mrekullisht Boris Johnson dhe zyrtarët e BE. Sapo kishin kaluar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: