Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat Andorr –Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vetëm disa ditë para ndeshjes me Andorrë, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë njoftim të rëndësishëm për tifozët.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

 

The post Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat Andorr –Shqipëri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: