Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një i ri nga Bathorja ka denoncuar një problem me kompaninë e patatinave “Vipa”.
Ai mbeti i habitur kur brenda qeses gjeti vetëm 4 papatina, duke thënë se kjo është një gënjeshtër që u bëhet qytetarëve nga kompania, pavarësisht se vlera e patatinave është e vogël, vetëm 20 lekë të vjetra.
Në mesazhin e tij ai thotë: “Përshëndetje! Dua t’ju bëj një thirrje kompanisë së patatinave “Vipa” që mos të gënjejnë qytetarët me reklamat e tyre. Patatinat i kam blerë në Bathore, te shkolla Ahmet Zogu dhe kanë kushtuar 20 lekë të vjetra. Shikojini me vëmendje se nuk kanë qenë të hapura. Tani i hapa sepse ishin shumë të lehta kur i bleva, dhe i filmova. Të lutem bëje publike që të marrin masa. Të na kthejnë lekët!”
The post Qytetari denoncon kompaninë “VIPA”: Bleva patatina, kishte brenda 3 copë! appeared first on GIJOTINA.
