Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik: Vota, e vetmja mënyrë për të vënë në punë bashkinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” për kryetar bashkie në Cërrik, Eligert Hima u bëri sot thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Hima u kujtoi qytetarëve se vota është i vetmi mjet që mund të vërë në punë këtë bashki.

“E vetmja mënyrë e mjet që kemi për të vënë në punë bashkinë e Cërrikut është vota. I ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha ai.

Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

The post Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik: Vota, e vetmja mënyrë për të vënë në punë bashkinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: