Zgjedhjet në Vlorë, voton kandidatja e PS: Uroj që qytetarët të votojnë me zemër e përgjegjësi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka ushtruar sot të drejtën e votës. Ajo mbërriti në qendrën e votimit e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajzat e saj.

Pas votimit, Mersini u shpreh se kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për të personalisht, por edhe për qytetin e Vlorës dhe qytetarët e tij.

“Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë qytetin. Ndjej ritmin e Vlorës dhe përkushtimin ndaj njerëzve të saj. Kjo ditë është për qytetin dhe për qytetarët e Vlorës, të cilët kanë treguar kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare. Uroj që sot të votojnë me zemër, me mendje dhe me ndjenjën e përgjegjësisë për të ardhmen e qytetit,” tha Mersini.

Kandidatja socialiste shtoi se pjesëmarrja në votime po shkon mirë dhe se është e kënaqur me interesimin e qytetarëve.

“Mendoj se pjesëmarrja është shumë e mirë dhe jemi të kënaqur. Edhe shiu sot ka simbolikën e mbarësisë,” përfundoi ajo.

The post Zgjedhjet në Vlorë, voton kandidatja e PS: Uroj që qytetarët të votojnë me zemër e përgjegjësi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: