Zgjedhjet në Tepelenë, voton kandidati i pavarur: Qytetarët të dalin masivisht në votime

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma, i cili mbështetet edhe nga opozita, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në Luzat të Tepelenës.

Pas votimit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë Tepelenë.

“Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë masivisht, duke bërë zgjedhjen e duhur”, tha Guma.

Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

The post Zgjedhjet në Tepelenë, voton kandidati i pavarur: Qytetarët të dalin masivisht në votime appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: