Zgjedhjet lokale në 5 bashki, nis numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, për rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën këtë të diel.

Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë edhe manualisht.

Procesi i numërimit po zhvillohet në QV 4356 Progonat, 4359 Nivicë dhe 4360 Sinanaj.

Në garë për këtë bashki janë Gramoz Sako, i PS-së dhe kandidat i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita.

Ndërkohë një ditë më parë u raportua se Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë. Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.

Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit.

Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.

Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.

Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë.

The post Zgjedhjet lokale në 5 bashki, nis numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: