Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah të të pandehurës Belinda Balluku.

Bardhi e cilësoi këtë zhvillim si provë të qartë se Rama është “peng” i Ballukut dhe nuk ka fuqi ta largojë atë nga detyra pasi  të dy janë të përfshirë në afera e korrupsion.

Postimi i plotë:

Aritmetika politike e korrupsionit!

Prej sot, de fakto kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK.  Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.

Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjene.

Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur.

The post Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: