Zbulohet data e fillimit të “BBVK” 4

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Me ngacmime të ndryshme që spektakli mund të fillonte në 3 apo në 7 nëntor, aludime për opinionisten e parë dhe lista të herëpashershme që qarkullojnë duke pretenduar se kanë zbuluar pjesëmarrësit e këtij viti, vjen njoftimi i parë zyrtar nga produksioni i Big Brother Vip Kosova, i cili është se spektakli nis më 17 nëntor.

 

Në spotin e njoftimit zyrtar konfirmohet se edhe këtë vit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të jenë moderatorë të spektaklit, ndërsa emrat e opinionistëve dhe ndonjë banori të mundshëm, ende nuk dihen./ K.M

Shpërndaje: