Atentati/ Viktima Gilmando Dani pasagjer, makina e blinduar në pronësi të Vis Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një atentat ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. Po ashtu një person ka mbetur i plagosur, i cili ka qenë brenda në makinë me Danin.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me një mjet Benz luksoz, ngjyrë të bardhë me targa ABO99U, në pronësi të Elvis Kosovës, një emër i njohur për autoritetet dhe për publikun si i fiksuar pas makinave të shpejta dhe garave. Autirët kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.

 

The post Atentati/ Viktima Gilmando Dani pasagjer, makina e blinduar në pronësi të Vis Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: