Berisha: Dje u anuluan të gjitha emisionet për Lubi Ballukun, mediat e kapura!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së në mbarë vendin, ku ka folur me tone të forta në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe mediatike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe mediat pranë saj për censurimin e skandaleve që, sipas tij, përfshijnë ministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama.

“Në kulmin e skandaleve të Lubisë Balluku dhe Edi Ramës, 90% e mediave qeveritare censuruan dhe nuk dhanë lajme. Shumica e tyre anuluan emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër. Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë gjë për të,” deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se situata aktuale e lirisë së medias dhe mënyra se si trajtohen aferat qeveritare përbëjnë, sipas tij, një dëshmi të qartë të degradimit të demokracisë në vend.

“Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, e kupton se Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare,” shtoi kreu i PD-së.

 

The post Berisha: Dje u anuluan të gjitha emisionet për Lubi Ballukun, mediat e kapura! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: