Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake ndaj tij. Sot pritet që të vendosur nëse dosja që SPAK ka në ngarkim ndaj tij do të kalojë për gjykim apo do të rrëzohet.
Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Më 3 tetor Shkrelit iu komunikua akuza e korrupsionit në zgjedhje dhe bashkë me Shkrelin edhe tre persona të tjerë janë të dyshuar.
Ndërkohë në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. SPAK në kuadër të hetimit ka sekuestruar edhe celularët e mbështetësve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
The post I pandehur për korrupsion, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO appeared first on Lapsi.al.
