Salianji I drejtohet Kushtetueses mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tij për kallëzim të rremë publik me 1 vit burg.

Relatore e çështjes është Mariana Semini. Salianji ka deklaruar më parë se ai u burgos për shkak të bindjeve politike, ashtu sikurse është shprehur se të gjitha denoncimet e tij po faktohen.

Apeli e dënoi ish-deputetin e PD me 1 vit burg për veprën penale “kallzim i rremë”, por ai u lirua pas 9 muajsh.

Për këtë ai i është drejtuar Kushtetueses, teksa ish-deputeti i PD, zbatoi vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit më 26 shtator, në zbatim të masës së shërbimit të provës.

Në një deklaratë për mediat asokohe ai paralajmëroi se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese.

The post Salianji I drejtohet Kushtetueses mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: