Sylvinho mendohet, dy lojtarë të diferencuar: Gjimshiti, Bajrami e Daku mbërrijnë sot

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kombëtarja shqiptare ka nisur jo pa probleme përgatitjet në Barcelonë për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Grupi nuk është ende i plotë, pasi tre futbollistë duhet të mbërrijnë sot për tu bashkuar me grupin, por Sylvinho po sheh me kujdes gjendjen e kapitenit Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxhës që kanë shfaqur lodhje muskulare e janë stërvitur jo me ngarkesë të plotë.

Në seancën e parë të zhvilluar në Barcelonë, para ndeshjes me Andorrën, u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku. Pasdite grupi do të jetë i plotë dhe Sylvinho mund të punojë qetësisht mbi mënyrën se si do të kërkojë të depërtojë në mbrojtjen e ngjeshur andorrane.

Lexo më tej: Sylvinho thërret 25 lojtarë, por jo Mehmetin e Muçin: lista kundër Andorrës e Anglisë

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje dhe nuk duhen sforcuar. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

The post Sylvinho mendohet, dy lojtarë të diferencuar: Gjimshiti, Bajrami e Daku mbërrijnë sot appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: