Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër të Samitit të NATO-s.
Takimi u zhvillua në kuadër të programit të titulluar “Fëmijët, Teknologjia dhe Siguria: Mbrojtja e Gjeneratës së Ardhshme”, ku u diskutua për ndikimin e epokës dixhitale te fëmijët, mundësitë që sjell teknologjia, por edhe kërcënimet me të cilat ata përballen.
“Për të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk është e rëndësishme vetëm ajo që mësojnë, por edhe ajo ndaj së cilës ekspozohen, drejt së cilës udhëhiqen dhe vlerat me të cilat rriten”, shkroi Emine Erdogan në një reagim të publikuar pas takimit.
Ajo theksoi se ndërtimi i një mjedisi dixhital që garanton sigurinë dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve është një përgjegjësi e përbashkët ndërkombëtare.
“Sot, e ardhmja e fëmijëve tanë formohet jo vetëm nga ajo që mësojnë, por edhe nga ajo ndaj së cilës ekspozohen, drejt së cilës udhëhiqen dhe vlerat me të cilat rriten”, u shpreh ajo.
Bashkëshortja e presidentit turk tha se Turqia vijon të forcojë masat për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën dixhitale, duke përmendur edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve në Botën Dixhitale.
“Besoj me gjithë zemër se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme dixhitale të çliruar nga të gjitha format e shfrytëzimit për fëmijët, një të ardhme më të sigurt dhe më humane”, deklaroi Emine Erdogan.
Ajo falënderoi gjithashtu bashkëshortet e liderëve të pranishëm për kontributet dhe vlerësimet e tyre gjatë programit.
NATO Zirvesi kapsamında ülkemizi ziyaret eden kıymetli lider eşleriyle, “Çocuklar, Teknoloji ve Güvenlik: Gelecek Nesli Korumak” başlıklı programda bir araya geldik.
Dijital çağın sunduğu imkânlar kadar, çocuklarımızı sessizce kuşatan tehditleri de konuştuk.
Çünkü bugün… pic.twitter.com/qO3EuTXci1
— Emine Erdoğan (@EmineErdogan) July 8, 2026
The post Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi appeared first on Euronews Albania.
