Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Kosova drejt zgjedhjeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë marrëveshjen për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President të Kosovës.

Sipas Abdixhikut, qëndrimi i këtyre deputetëve e bën të pamundur sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Po shkojmë drejt zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku në konferencën për shtyp.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, të zhvilluar këtë të martë, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjes me Vetëvendosjen për zgjedhjen e Presidentit.

The post Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Kosova drejt zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: