Adele hyn në botën e filmit me “Cry to Heaven” të Tom Ford

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja britanike Adele do të debutojë si aktore në filmin e ri të ish-dizajnerit të modës, Tom Ford, me titull Cry to Heaven. Projekti bazohet në romanin e vitit 1982 të autores Anne Rice dhe zhvillohet në shekullin e 18-të.

Në film do të marrin pjesë emra të njohur si Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Colin Firth, Paul Bettany dhe aktori i ri Owen Cooper. Në kast janë konfirmuar gjithashtu Ciarán Hinds, George MacKay, Mark Strong, Hunter Schafer dhe Thandiwe Newton. Ende nuk janë zbuluar rolet që secili do të luajë.

Tom Ford do të jetë regjisor, producent dhe skenarist i filmit. Ai më parë ka fituar vlerësime të mëdha për filmat A Single Man (2009) dhe Nocturnal Animals (2016).

Adele, e cila publikoi albumin e saj të fundit katër vite më parë, është larguar përkohësisht nga muzika pas përfundimit të rezidencës së saj në Las Vegas, duke thënë se dëshiron “të bëjë gjëra të tjera krijuese për pak kohë”.

Pas shitjes së markës së tij “Tom Ford” për 2.8 miliardë dollarë në vitin 2022, Ford deklaroi se do t’i përkushtohet kinemasë për 20 vitet e ardhshme, duke e quajtur përvojën e tij në film “argëtimin më të madh të jetës”./MXH

Shpërndaje: