Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“Sigurisht që kemi ardhur këtu për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset. Sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në shtëpi me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë”. Me këto fjalë Berat Gjimshiti futet në atmosferën e nxehtë të ndeshjes me Andorrën, vendimtare për kualifikimin në playoff të Botërorit. Kapiteni kuqezi, në konferencën për shtyp, e ka parashikuar se do të jetë e vështirë: “Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha”.
Gjimshiti, njeriu që mungoi në kualifikimin e parë historik në Euro 2016, me teknikun Sylvinho po përjeton momente magjike e brenda dy viteve pas një Europiani mund të luajë edhe në një Botëror. “A e kam menduar ndonjëherë? Nëse do më pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo ta provosh”.
Lexo më tej: “I njohim ata si Andorra”: Mitaj i bie alarmit nga Barcelona, sfida fitohet në fushë
Ndoshta gjërat kanë ndryshuar nga Europiani tani që kuqezinjtë po bëhen gati të luajnë shanset për në Botëror, por Gjimshiti evidenton një factor: “Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”.
Prioriteti është i qartë: mbrojtje e pastër, por për të fituar ndeshjen duhet edhe shënuar. E edhe në këtë pikë, Gjimshiti nuk tërhiqet pas: “Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë”.
The post “Nëse më pyesnit para 10 viteve, jo”. Gjimshiti ëndërron Botërorin: “Kemi një qëllim” appeared first on Lapsi.al.
