Ekzekutimi/ Dalin pamje të tjera nga vrasja e Gilmando Danit, momenti kur i jepet goditja finale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të tjera pamje janë publikuar nga atentati i regjistruar pasditen e djeshme në Rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa Shaljani (Sheqeri).

Në pamjet e reja shfaqet momenti kur tre persona i zënë pritë automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani dhe Shaljani dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon sapo dëgjon të shtënat e para.

Më pas, një tjetër person afrohet drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen Danit.

Si ndodhi atentati?

Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pasditen e sotme te Rrethrrotullimi i Rinasit, pas pasi kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani kishte zbritur në aeroportin e Rinasit bashkë me Muçi Shaljani, 40 vjeç (punonjës i AMP-së), dhe kanë marrë nga parkimi një automjet ngjyrë të bardhë tip “Mercedez Benz”.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen e Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Autorët nuk janë identifikuar ende. Ndërkohë Gilmando Dani njihej ndryshe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, një emër i njohur i botës së krimit.

The post Ekzekutimi/ Dalin pamje të tjera nga vrasja e Gilmando Danit, momenti kur i jepet goditja finale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: