Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kombëtarja kuqezi po luan sot një ndeshje vendimtare ndaj Andorrës, në takimin e parafundit të Grupit K, të vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.
Pas një pjese të parë me dominim të lehtë të Shqipërisë, kuqezinjtë gjejnë më në fund avantazhin në minutën e 68-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Myrto Uzuni shpërthen nga krahu i djathtë dhe pason saktë për Kristjan Asllanin, i cili godet me qetësi dhe dërgon topin në rrjetë
Festa shpërthen në sektorin kuqezi të stadiumit, ndërsa Shqipëria merr avantazhin që e afron edhe më shumë me objektivin madhor — kualifikimin në fazën play-off të Botërorit 2026.
The post Andora-Shqipëri 0-1, shpërthen festa kuqezi, Asllani afron më shumë me play-off-in! appeared first on Lapsi.al.
