“In Your Dreams” – Filmi që tregon se familjet e vërteta nuk janë perfekte

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kur regjisori Alex Woo prezantoi idenë e filmit të animuar “In Your Dreams” aktorit Simu Liu, ky i fundit u tërhoq menjëherë nga mundësia për të treguar një familje reale, një familje që grindet, por që vazhdon të qëndrojë bashkë.

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të shohin imazhe të familjeve që nuk janë perfekte, që kanë vështirësi e përplasje rrugës,” tha Liu, aktori me origjinë kineze-kanadeze i njohur për rolin e tij në filmin e Marvel-it ‘Shang-Chi’ (2021).
“S’është gjithmonë faji i dikujt është thjesht jeta, dhe jeta është e rrëmujshme ndonjëherë.”

Filmi “In Your Dreams” del në kinema këtë të premte. Është një aventurë-komedi e animuar nga Sony Pictures Imageworks, ndërsa Woo – i cili ka nisur karrierën si artist storyboard-i në studion legjendare Pixar – ka punuar më parë në filma si “Ratatouille”, “WALL·E” dhe “Cars 2”.

Ngjarja ndjek motrën Stevie (me zërin e Jolie Hoang-Rappaport) dhe vëllanë e saj Elliot (i dubluar nga Elias Janssen) në kërkim të Sandman-it, që mund të shpëtojë martesën e prindërve të tyre përmes magjisë së ëndrrave.

Në kastin e zërave spikasin edhe Cristin Milioti si nëna, fituese e çmimit Emmy dhe Grammy, si dhe aktori i “The Office” Craig Robinson, që jep zërin e lodrës së dashur Baloney Tony.

Milioti tha se dueti muzikor me Liu, një skenë që shfaq çiftin në harmoni pas shumë mosmarrëveshjesh – ishte një nga momentet më të veçanta të filmit.

Aktorja Hoang-Rappaport shtoi se puna në këtë projekt ishte thellësisht bashkëpunuese:
“Ndërsa ne zhvillonim performancat tona, personazhet gjithashtu merrnin formë. Alex ishte shumë i hapur ndaj ideve tona, për mënyrën si mendonim se duhej të rridhte udhëtimi i tyre.”

Në fund, udhëtimi i Stevie-t sjell të njëjtën mesazh që Liu dëshiron të përcjellë: familjet e vërteta zihen, por dashuria kërkon më shumë se një ëndërr për t’u riparuar./MXH

Shpërndaje: