Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së, por realiteti tregon të kundërtën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën se “Shqipëria po sillet si një vend anëtar i Bashkimit Europian”, teksa falënderoi Tiranën për bashkëpunimin dhe solidaritetin me Italinë.

Por deklarata e Melonit bie ndesh me realitetin që përjetojnë qytetarët shqiptarë cdo ditë ku korrupsioni është shtrirë në çdo hallkë të administratës dhe drejtësisë.

Nuk dihet se ku e shikon Meloni sjelljen e Shqipërisë si anëtare e BE-së, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë po përballen me akuza për abuzime dhe shpërdorim detyre, rasti më i freskët ai i Belinda Ballukut e cila edhe pse është marrë e pandehur vijon të qëndrojë në krye të shtetit nën mbrojtjen e vetë Ramës.

Pra ndryshe nga ajo çfarë përpiqet ‘të shesë’ Meloni, Shqipëria vijon të përballet me probleme të thella të sundimit të ligjit, gjë e cila është pengesa kryesore për t’u sjellë vërtet si një vend i Bashkimit Europian.

The post Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së, por realiteti tregon të kundërtën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: