Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në atentatin mafioz të Rinasit, vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës 40-vjeçari agjent i AMP-së, vijon të jetë i intubuar dhe ende nuk ka shfaqur asnjë përmirësim.
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
The post Atentati në Rinas/ Muçi Shaljani vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Lapsi.al.
