Arrestohen tre shtetas që transportonin lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, finalizuan operacion e koduar, “Triple”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
* A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
The post Transportonin kokainë, arrestohen tre persona në Vlorë appeared first on Lapsi.al.
