Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shqiptar është dënuar me 15 vite e 8 muaj burg, pasi akuzohet për vrasjen e një gruaje rumune që e kishte njohur online.

Shqiptari, minoren në kohën kur kreu krimin, i lindur nga një çift me origjinë shqiptare, vrau 42-vjeçaren Maria Campai, me origjinë rumune dhe banuese në Parma, të cilën e kishte njohur në një faqe takimesh online.

Hetimet çuan në ndalimin e të riut pak kohë pas zbulimit të trupit të gruas, në kopshtin e një vile të pabanuar pranë vendit ku jetonte ai dhe ku të dy ishin takuar.

‘Doja të dija çfarë ndjesie të jep të vrasësh dikë’, u kishte thënë hetuesve i riu, ‘e bëra me një lëvizje wrestling-u.’

42-vjeçarja rumune, jetonte në Parma me motrën e saj. Trupi i tij u gjet në mëngjesin e 26 shtatorit në kopshtin e një vile të pabanuar në via Monteverdi në Viadana.

Adoleshenti shqiptar mësohet se ishte fizikisht i fortë, pasi frekuentonte rregullisht palestrën lokale dhe praktikonte MMA.

Sipas historisë së fqinjëve dhe atyre që e njihnin mirë familjen, ai konsiderohej një djalë ‘normal’, ndoshta ‘i turpshëm, i heshtur dhe i sjellshëm’.

Adoleshenti ndodhet në burgun Beçaria në Milano. Ai është student i vitit të tretë në një shkollë të mesme lokale.

The post Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: