Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë të shtunë qendrën shëndetësore të zonës së Sukthit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë arritur të shkatërrojnë plotësisht ambientet e brendshme. Në momentin e ngjarjes, godina ishte e mbyllur dhe brenda saj nuk kishte personel apo qytetarë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen hetuesit, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të parë nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
The post Zjarri shkrumbon qendrën shëndetësore në Sukth, raportohet dëme materiale appeared first on Lapsi.al.
