Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Amir Abrashi prej më shumë se 1 viti i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare. “Pitbulli” shqiptar ditën e sotme ndodhet në “Air Albania” për të parë nga afër duelin mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Por përpara se të fillojë kjo përballje, ai u nderua me një ceremoni speciale. FSHF-ja kishte organizuar këtë ceremoni, për të falenderuar futbollistin për kontributin e dhënë me kuqezinjtë.
Padiksutim një moment i veçantë për mesfushorin, gjë e cila do të mbetet gjatë në memorien e tij.
“FALEMINDERIT AMIR ABRASHI
51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian.
Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi.
Faleminderit Amir!”, ka shkruar FSHF.
View this post on Instagram
The post “Pitbulli” shqiptar zbriti në “Air Albania”, ceremoni speciale për Amir Abrashin appeared first on GIJOTINA.
