Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme (16 nëntor) në një banesë sociale të Bashkisë Librazhd, ku një grua endacake e strehuar nga bashkia aty, ka vënë pa vetëdije zjarrin në ambientet e shtëpisë.
Personi, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në mënyrë të pavetëdijshme.
Në momentet kur flakët nisën të përhapen me shpejtësi, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ndërhyri menjëherë. Dy mjete zjarrfikëse dhe nëntë efektivë u angazhuan në operacion, duke mbërritur në kohë rekord në vendngjarje. Reagimi profesional i tyre bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme. Në vendngjarje ishin gjithashtu të pranishme forca të shumta policore, të cilat garantuan perimetrin e sigurisë dhe po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Autoritetet theksojnë se rasti lidhet me zjarrvënie të pavetëdijshme, për shkak të gjendjes shëndetësore të personit të strehuar në banesë.
The post Zjarri djeg banesën sociale në Librazhd, shmanget tragjedia appeared first on Lapsi.al.
